Qeveria e Kosovës mbështet hetimet për rrëzimin e aeroplanit MH17

Aktuale

Qeveria e Kosovës mbështet hetimet për rrëzimin e aeroplanit MH17

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 18:41
?Qeveria e Kosovës mbështet hetimet për rrëzimin e aeroplanit MH17

Qeveria e Kosovës i është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian, ka mbështetur hetimin në lidhje me gjetjet e Ekipit të Përbashkët të Hetimit për rrëzimin e aeroplanit MH17.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i bashkëngjitet shteteve të Bashkimit Evropian dhe aleatëve të saj duke shprehur mbështetjen e plotë për gjetjet e hetimit të pavarur, të paanshëm dhe profesional, të cilat u publikuan më 24 maj 2018, për rrëzimin e aeroplanit MH17, më 17 korrik 2014.

Përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike duhet të japin llogari”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat