Dita ndërkombëtare e fëmijëve, rreth 1400 ishin vrarë në luftë nga forcat serbe

Aktuale

Dita ndërkombëtare e fëmijëve, rreth 1400 ishin vrarë në luftë nga forcat serbe

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 19:59
Agim Shala, 2 vjeçar, kap çorapën e tij në një tel me gjemba pasi kalon nëpër një gardh në kampin e refugjatëve të drejtuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Serbia vrau rreth 1400 fëmijë gjatë luftës në Kosovës. Shumë prej tyre ishin nën moshën 10 vjeçare. Për shumicën prej tyre asnjëherë nuk pati drejtësi.

Lufta në Kosovë la shumë të vrarë e po kaq dëme materiale. Më së keqi e pësuan fëmijët, të cilët nuk u kursyen nga agresioni serb.

Sot kur në botë, përfshirë Kosovën po festohet në mënyra të ndryshme 1 Qershori-Dita e fëmijëve, kujtojmë se ishin 1392 fëmijë që u vranë barbarisht nga regjimi serb.

296 prej tyre ishin nën moshën 10 vjeçare.

Drejtësia edhe kaq vjet pas luftës, nuk është vënë në vend për shumicën prej këtyre viktimave.

Që nga viti 1950 1 Qershori konsiderohet si ‘Dita e Fëmijëve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat