"Nëse Kosova bën shkëmbim territoresh me Kosovën, humbë këto pjesë"

Aktuale

"Nëse Kosova bën shkëmbim territoresh me Kosovën, humbë këto pjesë"

Nga: H.O. Më: 1 qershor 2018 Në ora: 20:23
Ilustrim

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ditë më parë ka deklaruar se edhe zyrtarët serb janë pro ndarjes së territorit të Kosovës.

Deklarata të tillë zyrtarët serbë kanë dhënë disa herë për të provokuar situatën në Kosovë.

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqit thotë se nuk duhet besuar deklaratave të politikanëve serbë në lidhje me Kosovën. Ata janë ekspertë për provokime, por është fakt se Serbia e dëshiron veriun në këmbim të njohjes së Kosovës.

Image
Faik Krasniqi

“Mirëpo, Kosova nuk guxon të futet në aventura të tilla, që për hir të njohjes nga Serbia të humbas mbi 1000 km2. Në rast se Kosova dhe Serbia pajtohen për shkëmbim territoresh, atëherë Lugina e Preshevës me 1249 km2 (komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë) t'i takonin Kosovës, kurse tre komunat me shumicë serbe me 996 km2 (komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan) t'i takonin Serbisë, do të ishte më e arsyeshme. Po të ndiqen vijat etnike sipas vendbanimeve në komuna, Kosova do të humbasë edhe më tepër në këtë shkëmbim të territoresh”, vlerëson ai.

Krasniqi ka përmendur edhe humbjet që mund të pësoj Kosova nëse bën marrëveshje për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Humbja bëhet edhe më e madhe me faktin se, sipas të gjitha gjasave, në kuadër të shkëmbimeve mund të futet edhe Mitrovica Veriore e formuar si Komunë me Pakon e Ahtisarit dhe e spastruar nga shqiptarët në vitin 2004, që përfshin një sipërfaqe prej 5.4 kilometra në katrorë e cila po bën përpjekje për zgjerim me futjen në kuadër të saj edhe të fshatrave tjera, siç janë: Vinarci i Ulët dhe i Epërmi, Gushafci, Vidimriqi, Suhodoll i Epërm dhe i Ulëti (të banuar vetëm me shqiptarë, përjashto këtu Suhodollin e Epërm), duke krijuar homogjenitet dhe zgjerim territorial.Por interesimi i Serbisë për shkëmbim territoresh nuk vjen nga interesi i saj për popullsinë serbe që jeton në veri të Kosovës, por pikërisht për faktin e pasurive të mëdha natyrore me të cilat disponon pjesa veriore e Kosovës. Sidoqoftë, nuk besoj që fuqitë e mëdha do të lejonin një gjë të tillë, edhe nëse politikanë shqiptarë të Kosovës dhe ata të Serbisë do të tentonin të futeshin në aventura të tilla, sepse në këtë mënyrë do të hapej Kutia e Pandorës për devijime demografike në gjithë globin”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat