Projektligji për Ushtrinë nuk u kthye për ndryshim, çfarë po ndodhë me të?!

Aktuale

Projektligji për Ushtrinë nuk u kthye për ndryshim, çfarë po ndodhë me të?!

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 20:20
FSK

Ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që tha se e ka kthyer mbrapa për ndryshim projektligjin për ushtrinë, pasi kishte kërkuar që ushtria të formohet me ndryshime kushtetuese.

Mirëpo, ai ligj nuk ndodhet në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, një gjë të tillë ia konfirmoi zëvendës ministri i kësaj ministrie, Agim Çeku.

“Ne zyrtarisht nuk kemi marr, nuk është kthy. Ne në ministri nuk i kemi marr ato ligje nuk janë kthy”, ka thënë Çeku.

Megjithëkëtë se ndryshime vetëm se kishin filluar, ishte konfirmuar pënga Halil Matoshi, drejtor i Zyrës për Informim në kryeministri.

“Ligji është në rishikim nga Ministria përkatëse (e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës) me ekspertët, duhet që disa detaje të harmonizohen”, ka thënë Matoshi më 23 maj të këtij viti.

Ndryshimet e porojektiligji as që kanë filluar nga MFSK-ja dhe ekspertët, formimi i ushtrisë po vonohet pasi me ndryshime kushtetuese vet kryeministri kishte deklaruar se është pothuajse e pamundur të bëhet,  por çfarë mendon Çeku për këtë:

“A po vonohet? Është vonuar sepse ne nga 2014 jemi vonu, por kjo nuk e pengon FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të veta në nivelin e pjekurisë organizative. FSK-ja do t’i kryej detyra e veta, vazhdimisht është duke i ngrit kapacitetet e saja”, ka thënë ai.

Sipas zv/ministrit të FSK-së, hapja e rrugës  për formimin e ushtrisë varet nga liderët politik, institucionet përkatëse.

“Transformimi i FSK-së nuk varet nga ministria e FSK-së, varet nga liderët tanë politik, nga institucionet tona politike, se duhet t’i hapin rrugë këtij ndryshimi”, ka thënë ai.

Çeku e ka quajtur formimin e ushtrisë s’i punë frustuese për të gjithë, por ka thënë se nuk është dëshpëruese.

“FSK është ushtri pret urdhra detyra, kur ti vjen misioni i ri FSK-ja bart mbi vete atë mision, kështu që është frustruse për të gjithë por nuk është dëshpëruese”, ka thënë ndër tjera zv/ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat