Anëtarja e VV-së: Policia e Prokuroria urgjent të merren me qendrat e masazheve, aty zhvillohet prostitucioni

Aktuale

Anëtarja e VV-së: Policia e Prokuroria urgjent të merren me qendrat e masazheve, aty zhvillohet prostitucioni

Nga: Bota sot Më: 2 qershor 2018 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Nazlie Bala, ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga qendrat e masazheve në Kosovë, në të cilat kryhen edhe shërbime seksuale.

Bala përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria që të nis urgjentisht hetimet në lidhje me këto qendra, pasi sipas saj aty zhvillohet prostitucioni, përcjell Bota sot.

“Policia dhe prokuroria duhet urgjent te merren me qendrat e masazheve, aty zhvillohet prostitucioni”, ka shkruar ajo në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat