“Bashkëpunëtorët e Ramushit, njerëz të hurit e të konopit”

Aktuale

“Bashkëpunëtorët e Ramushit, njerëz të hurit e të konopit”

Nga: Bota sot Më: 2 qershor 2018 Në ora: 11:18
Ramush Haradinaj

Opinionisti Dibran Demaku ka komentuar deklaratën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj duhej të dorëhiqej nëse do të kishte etikë në politikë.

Përmes një shkrimi të dërguar në gazetën “Bota sot”, Demaku ka thënë se Haradinaj është ulur në karrigen e kryeministrit në mënyrë të pamerituar dhe aksidentale.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

Bashkëpunëtorët e Ramushit

Ditë më parë kryetari i Levizjes Vetëvendosje Albin Kurti,në një takim kur bëhej fjalë për punën e Kryeministrit Ramush Haradinaj do të thonte:-Nëse në politikë ka Etikë(e duhet të ketë) kryeministri ynë do të duhej të ishte krejt tjetër!...

Në këtë pikë Albini kishte të drejtë, por që fatkeqësisht këtë nuk e di Ramushi. Themi kështu sepse sikur Ramushi ta dinte se çfarë është Etika ai nuk do të ulej në karrigën e Kryeministrit, pasiqë atë post as nuk e ka merituar dhe as nuk di t'a bëjë.

Se Ramushi është ulur në karrigën e Kryeministrit në mënyrë të pamerituar dhe aksidentale e tregoi vetë në foltoren e Kuvendit të Kosovës kur deklaroi se bashkëpunëtorët e tij janë Njerëz të hurit e të konopit! Së paku në atë rast ai i tregua i sinqertë dhe tregoi fytyrën e vërtetë të bashkëpunëtorëve të tij " te hurit e te konopit" me të cilët ai e "qeverisë" këtë vend?!...Dhe kjo e vërtetë e dhimbshme për këtë vend dhe këtë popull e thënë nga goja e Kryeqeveritarit është sa apsurde aq edhe tragjike! Të "qeveriset" një vend dhe një popull nga njerëz të "hurit e të konopit" më e pakta që mund të thuhet për atë vend dhe për atë popull do të ishte:mjerë ai vend dhe ai popull sa poshtë ka rënë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat