Zyrtari i PDK-së: Pa u nda edhe njëherë PSD-ja, kurrë parti e as rahat nuk kanë për tu bërë

Aktuale

Zyrtari i PDK-së: Pa u nda edhe njëherë PSD-ja, kurrë parti e as rahat nuk kanë për tu bërë

Nga: N.H Më: 2 qershor 2018 Në ora: 12:43
Shpend Ahmeti

Zyrtari i PDK-së dhe dikur ish–anëtar i VV-së, Arben Gecaj, thotë se pa u ndarë edhe njëherë PSD-ja kurrë parti e as rahat nuk kanë për tu bërë. 

Ai thotë se, “në Kuvend dje ishte taman tërë ditën dita e fëmijëve, i keni parë vet këta fëmijët e ndarë prej babe. Tash një gjë po shihet, mbajeni mirë në mend”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se, ashtu siç ishin trup i huaj FER-i në VV, po ashtu janë këta të VV –së, e sidomos banda e sekretariatit në PSD. 

Ja postimi i plotë:

Në Kuvend dje ishte taman tërë ditën dita e fëmijëve, i keni parë vet këta fëmijët e ndarë prej babe. Tash një gjë po shihet, mbajeni mirë në mend.

Ashtu siç ishin trup i huaj FER-i në VV, po ashtu janë këta të VV -së e sidomos banda e sekretariatit në PSD. 

Pa u nda edhe njëherë kjo PSD me këta zullumqartet që deshën ta djegin qytetin, e që e gjuanin kryeministrin e policinë me molotova, kurrë parti e as rahat nuk kanë për tu bërë. 

Cirkuzi është i garantuar prej këtij palaços në parlament, kem mu kënaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat