Profesori Avni Islami në një postim të tij në Facebook ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi. Ai shkruan se Serbia është duke luftuar me çdo kusht anëtarësinë e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.
Ai ndër të tjera shkruan se Kosova asnjëherë nuk ka pasur nevojë më tepër për një dialog të brendshëm të spektrit politik.
Postimi i plotë:
Çfarë kuptimi ka dialogu Kosovë- Serbi, kur ky i fundit është duke e luftuar me të gjitha mjetet ( përveç ushtrisë ) anëtarësinë e vendit tonë në të gjithë organizmat ndërkombëtarë. dialogu ka kuptim kur secili shtet ecën përpara në rrugën e vet në integrimet euroatlantike.
Çka presim ne kur elementi bazë e themeltar shkelet- lëvizja e lirë e qytetarëve , sportdashësve etj. Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve ,ajo është e interesuar enkalvizimin dhe shtrirjen e ndikimit në tërë territorin e Kosovës dhe krejt në fund, shteti ynë të bëhet jo funksional e të dorëzohet para presionit Serbi-Rusi.
Kurrë ma shumë nuk ka pas nevojë Kosova për një dialog të brendshëm të spektrit politik dhe kësisoj të flasin me një zë.