Haradinaj: Kosovës i duhet gjithsesi të shkoj në OKB

Aktuale

Haradinaj: Kosovës i duhet gjithsesi të shkoj në OKB

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 17:07
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari AAK-së Ramush Haradinaj, tha para delegatëve në kuvendin zgjedhor të kësaj partie në Suharekë, se kjo komunë udhëhiqet nga njeriu i duhur sikurse është Bali Muharremaj.

Nga Theranda, Haradinaj ka shprehur admirimin për dëshmorët, invalidët, veteranët e gjithë ata që kanë dhënë shumë për lirinë e vendit.

Edhe para qytetarëve të Therandës, kreu i Qeverisë ka thënë se liberalizimit të vizave i ka ardhur koha që të bëhet sepse tanimë kanë lidhur një kontratë me BE-në, siç është MSA-ja, që do të thotë se rruga e Kosovës drejt BE-së është nisur.

Haradinaj tha se Kosovës i duhet gjithsesi që të shkoj në OKB. E kjo sipas tij, është duke u njohur mes vete me shtetin fqinjë, Serbinë. Ai e ka quajtur jo të lehtë njohjen me Serbinë, duke kujtuar masakrat dhe atë çka ka bërë Serbia në Kosovë. Mirëpo, sipas tij, kjo do të ndodh për të ecur përpara Kosova.

Kreu i ekzekutivit tha se gjitha këto do të bëhen, por jo duke lënë anash ekonominë dhe zhvillimin ekonomik, sepse janë duke bërë shumë edhe në këtë drejtim.

Kryetari i Therandës, Bali Muharremaj, u shpreh se AAK e riktheu qeverisjen në Therandë dhe deri këtu kanë ardhur falë punës së madhe.

Ai tha se ka marrë obligime nga qytetarët për të qeverisur me Therandën. Muharremaj theksoi se për këtë kohë të shkurtër arritën t’i kryejnë shumë punë.

Kreu i komunës tha se premtimet që kanë dhënë po i realizojnë në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes.

Ai shtoi se për interesin e qytetarëve po bashkëpunojnë edhe me opozitën. Muharremaj shtoi se do të bëjnë investime milionëshe në të gjitha sektorët. Madje, shtoi se ndonjëherë po mendon se Theranda është Suedi, pasi sipas tij, në çdo fshatë po punohet pa ndalë, edhe të shtunën edhe të dielen./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat