“Der Spiegel”: Kancelari austriak ka një thirrje për Thaçin e Ramën

Aktuale

“Der Spiegel”: Kancelari austriak ka një thirrje për Thaçin e Ramën

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 12:29
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Çështja e fluksit të refugjatëve në vendet e Ballkanit, si dhe depërtimi i tyre përmes rrugëve të Kosovës dhe Shqipërisë, është bërë temë e mediave gjermane.

Magazina e lajmeve Der Spiegel, duke trajtuar këtë problem i cili sa shkon e rritet, ka intervistuar dy refugjatë pakistanezë për rrugëtimin e tyre duke qenë të ndihmuar nga trafikanti shqiptar i Malit të Zi.

Duke qenë se numri i refugjatëve në korridorin ballkanik sa shkon e rritet, Hungaria ka kërkuar ndërtim të gardhit kufitar, pasi përmes kufirit të saj dhe Serbisë e Rumanisë emigrantët po depërtojnë në Gjermani dhe jo vetëm.

Përveç këtyre shteteve, linjë ndihmëse për të dërguar refugjatët në destinacion po del të jetë edhe Shqipëria e Mali i Zi, ndërsa shqetësim të thellë për këtë fakt ka shfaqur shteti austriak.

Në artikullin e publikuar, theksohet se shifrat e larta të refugjatëve po dalin shqetësuese për Austrinë, saqë ka bërë zyrtarët të paralajmërojnë vendet e tyre fqinje.

Saktësisht në vizitën e fundit që Presidenti i vendit Hashim Thaçi pati në Vjenë, raportohet se është paralajmëruar nga Kancelari austriak Sebastian Kurz, për të bllokuar kufirin shtetëror për refugjatët.

Der Speigel raporton po ashtu se thirrje e tillë iu është bërë edhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat