“Statuti i Trepçës i miratuar nga Qeveria nuk është në shërbim të interesit zhvillimor”

Aktuale

“Statuti i Trepçës i miratuar nga Qeveria nuk është në shërbim të interesit zhvillimor”

Nga: A.S Më: 4 qershor 2018 Në ora: 10:43
Lideri i VV-se, Albin Kurti ne takim me perfaqesuesit e Trepces

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se statutit i Trepçës i miratuar nga Qeveria nuk është në shërbim të interesit zhvillimor.

Në një koment në Facebook, Kurti ka shkruar se Qeveria po dëshiron t'i shpiej në likuidim kurse minatorëve nuk duan t'ua njohin stazhin e punës gjatë viteve 1990-1999.

Ky është komenti i tij i plotë:

Statuti i Trepçës që e ka miratuar Qeveria e Kosovës ditë me parë nuk është as në shërbim të interesit zhvillimor të Trepçës dhe as të të drejtave sociale të punëtorëve. Kjo ishte tema e takimit që pata sot me kryetarin e Sindikatës së Trepçës dhe anëtarin e Bordit të Trepçës, z.Shyqyri Sadikun, dhe bashkëpunëtorët e tij, z.Gani Osmanin, sekretar i Sindikatës së Trepçës dhe minator në Stan Tërg, dhe, z.Haxhi Qerimin, kryetar i Sindikatës së Fabrikës së Municionit në Skënderaj. Me drejtuesin e Komitetit Profesional të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Industrinë, z.Nazmi Mikullovci, dhe me koordinatoren e Komiteteve tona Profesionale, znj.Dejona Mihali, dëgjuam shqetësimet e arsyeshme të Sindikatës, versioni i së cilës për Statutin e Trepçës është shpërfillur nga kryeministri dhe Qeveria. Asete të shumta të Trepçës duan t'i shpiejnë në likuidim kurse minatorëve nuk duan t'ua njohin stazhin e punës gjatë viteve 1990-1999. Lëvizja VETËVENDOSJE! është në anën e punëtorëve, për të drejtat e tyre dhe për zhvillimin e Trepçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat