Haradinaj kërkon mbështetje nga kryeministri i Bullgarisë

Aktuale

Haradinaj kërkon mbështetje nga kryeministri i Bullgarisë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 14:23
Ramush Haradinaj dhe Boyko Borisov

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov, në konferencën për sigurinë globale, Aqaba, që po mbahet në Tiranë.

Haradinaj ka kërkuar mbështetje nga Borisov, që Kosova të anëtarësohet në mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare.

“Kryeministri Boyko Borisov u ka dhënë një dinamikë të re raporteve të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke lobuar që vendi ynë të jetë i barabartë me shtetet fqinje, për çka e falënderova në emër të popullit të Kosovës. Në takim me homologun tim bullgar, në margjina të konferencës Aqaba në Tiranë, e njoftova atë për proceset në Kosovë, sidomos për progresin e arritur në sundimin e ligjit dhe kërkova nga homologu im që të jetë avokat i Kosovës te vendet e BE-së për të drejtën e qytetarëve tanë për lëvizje të lire”, ka shkruar Haradinaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat