Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka reaguar pas humorit që deputeti Adem Mikullovci e bëri ndaj tij.
Kreu i Kuvendit, përmes Facebookut, ka shkruar se kjo ka qenë vërejtja më e lezetshme që ai e ka marrë ndonjëherë.
“Kjo ishte vërejtja më e lezetshme që kam marrë ndonjëherë. Falemnderit deputetit dhe artistit Adem Mikullovci. Do të përpiqem që të flas më ngadalë në seancat e ardhshme”, ka shkruar Veseli.
Adem Mikullovci, gjatë seancës së sotme ironizoi me shpejtësinë e të folurit të Veselit. Ai kërkoi që Veseli mos të flas me shpejtësi të madhe, për shkak se nuk po arrinë ta kuptoj.