Deputeti i AAK-së: A kanë kufi masat diskriminuese për qytetarët që regjistrojnë veturat e tyre?

Aktuale

Deputeti i AAK-së: A kanë kufi masat diskriminuese për qytetarët që regjistrojnë veturat e tyre?

Nga: H.O. Më: 4 qershor 2018 Në ora: 17:59
Muharrem Nitaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj në një postim të tij në Facebook ka folur për seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Nitaj shkruan se ka ngritur në Kuvend çështjen e masave diskriminuese për qytetarët që regjistrojnë veturat e tyre.

Ai ka përmendur në këtë rast edhe disa masa.

Postimi i plotë:

E ngrita në Kuvendin e Kosovës edhe çështjën e masave diskriminuese ndaj qytetarëve që i regjistrojnë veturat e tyre:

1. Nuk mund t’i regjistrojnë pa i paguar gjobat;

2. Nuk mund t’i rregjistrojnë pa i paguar taksat ndëshkimore;

3. Nuk mund t’i regjistrojnë nëse nuk kanë patentshofer;

4. Tash nuk do të kenë mundësi t’i regjistrojnë pa e paguar ujin e bërllogun!!!

A kanë kufi këto masa diskriminuese?!MN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat