Loja “mshefa-çokas” Thaçi – Vuçiq

Aktuale

Loja “mshefa-çokas” Thaçi – Vuçiq

Nga: H.O. Më: 5 qershor 2018 Në ora: 08:50
Hashim Thaçi/ Aleksander Vucic

Opinionisti profesor doktor Binak Maxharraj në një postim të tij në Facebook shkruan se President serb Aleksander Vuçiq dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi janë marrë vesh për sloganin e dialogut, sipas të cilit do të ketë kompromise të dhimbshme.

Maxharraj më poshtë ka përmendur edhe disa arsye se pse mund të ketë kompromise të dhimbshme.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Presidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiq një vrasës i shqiptareve gjat luftës dhe ai i Kosovës Hashim Thaqi si dukët janë marrë vesh për sloganin e dialogut sipas të cilit:Kosova dhe Sërbia në dialogun përfundimtar do te kenë kompromise te dhëmbshme.

1.Për çka Kosova të bëjë kompromise te dhembshme për Sërbinë,kur dihet së Kosova dhe Serbia janë dy shtete të veçanta,te mevetëshme.Pse te bahën kompromise per Sërbinë e cila na vrau,na sakatoi,na djegu dhe na poqi gjatë luftës,na hyri nepër shtepia,na i vrau femijet ne djep,na i vrau te moshuarit te palevizëshëm,na i përdhunoi nanat,grat dhe motrat tona,e deportoi mbi 1 milion shqiptar gjatë luftës.Për çka te bajë kompromise Kosova për Serbin kur ushtria e saj ua prente kokat shqiptarëve i merrte me vehte dhe bente lampa elektrike duke i shitur nepër pazarët e Serbisë,për çka te bahen kompromise me Serbinë kur ajo sot e kësaj dite na i mshefë kufomat,te cilat i zharroste ne Kosovë dhe i hudhëte neper liqaene dhe varre masive nëpër tërë Serbin.

Serbija kurrfarë kompromisi te dhëmbshem nuk banë për Kosovës as që i jepë gja Kosovës ne këtë dialog,por qellimi i saj është qe te nxjerr kompromise nga pala Kosovare ne Veriun e Kosovës te cilin që 18 vite e mbane nensundimin e vet dhe ne fund done edhe zyrtarisht përmes dialogut ndërkombëtarë te kete njefarë pushteti ne resurset natyrore ne Veriun e Kosovës,qe do te thotë të këtë njefarë pushteti ne shtetin e Kosovës.Për këtë qellim Serbia gjatë gjihtë ketyre viteve te dialogut ishte me e zeshme se Kosova duke u tregue si viktim,e jo si agresor,për çka edhe fitoi favore ne arenen nderkombetare,kurse pala Shqiptare amorfe,inerte,jo agresive sikur ka mbetur ne hije ne vend së te ishte e kunderta.Bile pala Kosovare,pa kurrfarë te drejte kerkon me ngulim njefarë pajtimi me Serbin sikur Kosove te ishte agresore e jo si viktimë,sepse viktimat askund ne bote nuk kërkojn pajtim.

2.Të gjihtë njërëzit e Presidencës së Kosovës,burra e gra por me mendë te fëmijëve po thonë se Kosova do të bënë kompromise te dhëmbëshme,por për çfarë kompromisesh është fjala,ata nuk kallxojnë,po e mbajnë msheftë,po tutën te kallxojn,pra po e luan lojën e djallit,lojën “mshefa-çokas”me Serbinë .A janë te vetedijshem se Kosova nuk mund dhe nuk guxon me ba krrfare kompromisi te dhembshëm për Serbinë. Serbia nuk ka se çfarë kompromisi të banë për Kosovën,sepse Kosova nuk është kah kërkon asgje nga Serbia si kompromisë,por vetem Kosova mund te baje kompromise te dhembshme. Kompromisi i dhimbëshëm bahet vetem ateherë kur këta tanët donë më lujat me shtetin,te cenojnë shtetin për te mbetë ne pushtet.Kjo është çështja e kompromisit te dhembëshem Thaqian me kompani.

Qe te mos ndodhë kjo duhet qe ti nderpritet rruga për ne Bruksel te gjith atyre te clet diagoluan deri me tani,e qe Kosovës i sollën vetem Mareveshje te keqija te damshem qoftë ky edhe Presidenti i Kosovës,njeriu i cili e ka humbë besimin ne popull,nuk i beson me askush,dhe si i tillë nuk duhet ti jipet e shanësi qe ta vazhdoj dialogun ne ketë fazë te fundit vitale dhe jetësore për Kosovën.Në këtë drejtim këte njeri as opozita,por edhe një pjesë e pozitës nuk e dershiron te jetë prijes i dialogut.Por,kete nuk e deshiron edhe veteë populli,sepse ne te gjitha anketat qe po zhvillohen neper portale te ndryshme mbi 70% të të anketuarve nuk e deshirojnë qe Hashim Thaqi te jete në krye te delegacionit.Atje duhet te shkojnë njërëzit qe luftojnë për shte e jo për pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat