Hoti dhe Abdixhiku takohen me shefen e FMN-së, ja çka biseduan

Aktuale

Hoti dhe Abdixhiku takohen me shefen e FMN-së, ja çka biseduan

Nga: G.B Më: 5 qershor 2018 Në ora: 13:09
Avdullah Hoti, Lumir Abdixihiku, Stephanie Eble dhe Ruud Vermeulen

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti dhe deputeti Lumir Abdixihiku kanë pritur sot në takim shefen e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble dhe Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident për Kosovën, përcjell Bota sot.

Përmes një komunikate për media, LDK ka bërë të ditur se në këtë takim Hoti e ka zhvilluar përfaqësuesen e FMN-së për punën e GP të LDK-së.

Komunikata e plotë:

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Avdullah Hoti së bashku me deputetin Lumir Abdixhiku, kanë pritur sot në një takim shefen e Misionit të FMN-së për Kosovë, Stephanie Eble dhe Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident për Kosovën.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe politike ne vend, me ç’rast kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Hoti e njoftoi përfaqësuesen e FMN-së për punën e Grupit Parlamentar të LDK-së, si dhe e falënderoi atë për bashkëpunimin.

Ndërsa, shefja e Misionit të FMN-së për Kosovë, Eble e vlerësoi lart përkushtimin e Grupit Parlamentar të LDK-së, për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike në vend, si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtar siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat