Berisha: FSK, forcë garantuese e prosperitetit të Kosovës

Aktuale

Berisha: FSK, forcë garantuese e prosperitetit të Kosovës

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 14:19
Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha- Piero Cristoforo Sardi

Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe intensifikimin e tyre sidomos në fushën e sigurisë.

Berisha e njoftoi mysafirin mbi të arriturat e FSK-së, stadin aktual të zhvillimit dhe planet për të ardhmen.

Ai tha se FSK-ja është duke u respektuar jashtëzakonisht shumë nga qytetarët e vendit.     

“Është bërë atraktive dhe e dëshirueshme edhe nga të rinjtë nga radhët e komuniteteve, si dhe po dëshmon me sukses se do të jetë forcë garantuese e prosperitetit të vendit tonë”, tha ministri Berisha. 

Ndërsa, ambasadori Sardi shprehu interesim për progresin e arritur në çdo fushë në Kosovë, si dhe shprehu gatishmërinë për inicimin dhe shtyrjen përpara të agjendës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat