Qeveria dënon incidentet me motive ndëretnike

Aktuale

Qeveria dënon incidentet me motive ndëretnike

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 14:57
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës është shprehur e shqetësuar dhe ka dënuar incidentet e fundit me motive ndëretnike.

Ekzekutivi ka vlerësuar se këto incidente ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa më shpejt të ndriçojnë arsyet dhe motivet e këtyre rasteve të ulëta dhe autorët e tyre të dalin përpara drejtësisë. Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Ditët e fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të ndara të incidenteve, të jenë të motivuara etnikisht.

Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për raste, të bashkëpunojnë me organet e rendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat