Qeveria ndan 53 milionë euro për “Bechtel Enkan”

Aktuale

Qeveria ndan 53 milionë euro për “Bechtel Enkan”

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 15:18
Ramush Haradinaj

Qeveria ka miratuar kërkesën për kompensimin e konsorsiumit “Bechtel Enka” për zgjatjen e kontratës.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka thënë se qeveria e kaluar nuk kishte paguar faturat me rregull.

“Qeveria ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e kësaj autoudhe në vlerë 600 milionë euro dhe pastaj ky çmim është rritur me 608 milionë euro për shkak të ndryshimit të TVSH-së. Është paraparë të përfundonte më 1 janar 2018. Ish Qeveria nga 2014 deri 2017 nuk kishte paguar me rregull faturat është dashur të shtyhet afati për përfundimin e punimeve. Të ndodhur në këtë situatë kemi qenë të detyruar të vazhdojmë kohëzgjatjen e kontratës në mënyrë që të mos ndërpriteshin punimet që do të kishte pasoja të dhimbshme për vendin”, u shpreh ai.

Ai tutje ka treguar se Bechtel Enka ka paraqitur kërkesë për shpenzime në shumë për 63 milionë euro për shpenzime indirekte, mirëpo kjo shumë është ulur në 45 milionë euro, e me TVSH është 53 milionë e 100 mijë euro.

Kurse Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sa i përket atij veprimi është i duhur, rrjedhimisht kërkesa aprovohet.

 “Ky është konkluzioni real që Qeveria merr përgjegjësinë në këtë situatë të mos lejojë vendin me kalu në konteste ligjore që kishin përfundu në Gjykata ndërkombëtare”, u shpreh Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat