Miratohet Plani i Veprimit për Cilësinë e Ajrit

Aktuale

Miratohet Plani i Veprimit për Cilësinë e Ajrit

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 16:43
Qeveria

Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin e Veprimit për Cilësinë e Ajrit 2018-2020, njofton Klan Kosova.

“Në shënim të Ditës Botërore të Mjedisit, në Mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam Planin e Veprimit për Cilësinë e Ajrit 2018-2020, që synon zhvillimin dhe zbatimin e masave për ngritjen e cilësisë së ajrit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Qeveria e vendit duke qenë e fokusuar në transparencë dhe për ta përafruar vendin me legjislacionin e Bashkimit Europian, sot miratoi, poashtu, Projektligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe Projektligjin për Qasje në Dokumente Publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat