Rritja e cilësisë në arsim, jetike për të ardhmen e Kosovës

Aktuale

Rritja e cilësisë në arsim, jetike për të ardhmen e Kosovës

Nga: Bota Sot Më: 5 qershor 2018 Në ora: 17:25
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Rektorin e Universitet Publik “Hasan Prishtina”, Marjan Dema.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se në këtë takim biseduan për konsolidimin e vazhdueshëm dhe reformat në këtë institucion arsimor.

Postimi i plotë:

Në takim me Rektorin e Universitet Publik “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, biseduam për konsolidimin e vazhdueshëm dhe reformat në këtë institucion arsimor.

Përkrahja e shtetit për Universitetin Publik të Prishtinës do të vazhdojë, pa kursyer, në ngritjen e cilësisë dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Investimi në shkollimin universitar është investim në të ardhmen e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat