Ministri Ismaili: LDK-ja të mos e bllokojë dialogun

Aktuale

Ministri Ismaili: LDK-ja të mos e bllokojë dialogun

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 23:17
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ismaili ka thënë në T7 se presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ia garanton Kushtetuta të drejtën për ta përfaqësuar Kosovën në dialogun me serbët.

Ai ka porositur Lidhjen Demokratike e Kosovës të mos e bllokojë dialogun, për shkak të kundërshtimeve ndaj platformës së Qeverisë për dialogun, e cila parasheh që Thaçi ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Ismaili ka thënë se “LDK e di, nga përvoja personale, që roli i Thaçit në dialog është i pazëvendësueshëm”.

Sipas Ismailit, do të ishte fatkeqësi për vendin nëse partitë politike nuk arrijnë konsensus për dialogun, dhe vendit i duhet të shkojë në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat