Hyn në fuqi marrëveshja për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi

Aktuale

Hyn në fuqi marrëveshja për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Marrëveshja e demarkacionit Kosovë- Mali i Zi ka hyrë në fuqi më 4 qershor.

Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ambasadori i vendit tonë në Malin e Zi, Skënder Durmishi ia dorëzoi notën verbale drejtoreshës së përgjithshëm për çështjet ligjore ndërkombëtare malazeze, Tatjana Raspopovic.

“Pala malazeze është informuar se Kosova ka përfunduar procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Kufitare Shtetërore midis dy vendeve e nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015”, shkruan në notën verbale, raporton radio televizioni i Malit të Zi (RTCG).

Siç njoftohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, në pajtim me Nenin 12 të Marrëveshjes, data e dorëzimit të notës së Kosovës gjithashtu është koha kur ka hyrë në fuqi marrëveshja, pasi që të dyja palët kanë përmbushur procedurat e brendshme ligjore të nevojshme për hyrjen në fuqi të saj.

Mali i Zi kishte ratifikuar marrëveshjen në fund të dhjetorit 2015, shkruan më tutje në deklaratën.

Ndryshe, Kosova ka ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit më 21 mars të këtij viti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat