Thaçi injoron Bekim Jasharin, më i rëndësishëm i duket telefoni i tij

Aktuale

Thaçi injoron Bekim Jasharin, më i rëndësishëm i duket telefoni i tij

Nga: H.O. Më: 6 qershor 2018 Në ora: 09:46
Pamje nga video

Në 20 vjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, pjesëmarrës ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ky i fundit derisa, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari po lexonte fjalimin e tij, po merrej me telefonin e tij.

Kjo video është shpërndarë në një faqe Facebook-u që mban emrin e Hamëz Jasharit dhe që vazhdimisht publikon pamje nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe atë të Jasharajve.

“Presidentit Hashim Thaçi i duket më e rëndësishme diçka në telefonin e tij sesa fjalimi i kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari për 20 Vjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit”, thuhet në përshkrimin e videos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat