Hoxhaj takon Soltes: Koha e fundit që izolimi i padrejtë i qytetarëve tanë të përfundojë

Aktuale

Hoxhaj takon Soltes: Koha e fundit që izolimi i padrejtë i qytetarëve tanë të përfundojë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 10:22
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, për të diskutuar në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave.

Hoxhaj ka informuar Soltes për progresin e Kosovës në këtë drejtim, duke theksuar se tashmë janë plotësuar të gjitha kriteret e parapara.

Hoxhaj tha se tani është në dorën e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare që ta marrin vendimin për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës dhe të përfundojë izolimi i tyre i padrejtë.

“Takova raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes të cilin e informova për procesin e liberalizimit duke theksuar se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara. Është koha e fundit që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë dhe të përfundojë ky izolim i padrejtë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai përmendi edhe disponimin pozitiv të institucioneve të BE-së të cilin e kishte vërejtur nga takimet në vizitën e tij më të fundit në Bruksel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat