Arifi: Deklaratat malinje të Serbisë për Kosovën nuk janë asgjë

Aktuale

Arifi: Deklaratat malinje të Serbisë për Kosovën nuk janë asgjë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 11:32
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel

Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj thotë që deklaratat e bëra nga Serbia janë në kundërshtim më frymën e dialogut.

Arifi shkruan në rrejtët sociale se, Serbia po e mbanë peng zbatimin e marrëveshjes për energji që sipas tij, për këtë janë në dijeni akterët relevante dhe Berlini, shkruan gazeta "Bota sot".

“Deklarata nga Serbia gjithmonë janë në kundërshtim te plote me frymën dhe karakterin e dialogut. Serbia vazhdon ta mbaj peng zbatimin e marrëveshjes për energji dhe për këtë tashmë janë në dijeni të plotë të gjithë akteret relevante, përfshirë Berlinin zyrtar. Ky senzibilizim ndërkombëtar sigurisht se nuk i ka pëlqyer dhe asnjëherë nuk do t'i pëlqejë shefit serb të negociatave, andaj deklaratat malinje për të ardhmen e Kosovës nuk janë asgjë e re për ne”, shkruan Arifi.

“Kosova mbetet e përkushtuar që t'i përmbushë të gjitha detyrimet ndërkombëtare por njëkohësisht kërkojmë pa asnjë përjashtim përmbushjen e të gjitha obligimeve nga të tjerët. Ka mbaruar koha e implementimit të njëanshëm të marrëveshjeve”, përfundon Avni Arifi.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat