Sjellja e Thaçit dëshmon se ai nuk e do këtë vend

Aktuale

Sjellja e Thaçit dëshmon se ai nuk e do këtë vend

Nga: N.H Më: 6 qershor 2018 Në ora: 11:58
Hashim Thaçi

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi, thotë se aktualiteti politik në vend, i krijuar si rezultat i klasës së papërgjegjshme politike, që kryesisht është e grumbulluar rreth presidentit Thaçi, e ka futur vendin në situatë e cila i krijon disfavore Kosovës.

Sipas Kajtazit, sjellja politike e deritanishme e Presidentit Thaçi dhe klanit të tij, (ku përfshihet edhe kryeministri aktual), dëshmon se është primitive, tipike provinciale, dëshmon se ai nuk e do këtë vend, ose e do për pasionet e veta primitive.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se është momenti i fundit që për hatër të pasardhësve të vet presidenti të reflektoj ndryshe

Ja postimi i plotë i Kajtazit:

Kushtet e pa favorshme politike të Kosovës për dialog me Serbinë

Aktualiteti politik në vend, i krijuar si rezultat i klasës së papërgjegjshme politike, që kryesisht është e grumbulluar rreth presidentit Thaqi, e ka futur vendin në situatë e cila i krijon disfavore Kosovës nëse hyn në bisedime me Serbinë. Vendi ndodhët në një krizë politike nga papërgjegjësia e kësaj klase politike, nga pasioni primitiv për të qëndruar me çdo kusht në pushtet. Kjo ka krijuar hapësirë që Serbia përmes Listës Serbska t'i bëj diversion shtetësisë se Kosovës në të gjitha drejtimet.

Sjellja politike e deritanishme e Presidentit Thaçi dhe klanit të tij, (ku përfshihet edhe kryeministri aktual), dëshmon se është primitive, tipike provinciale, dëshmon se ai nuk e do këtë vend, ose e do për pasionet e veta primitive. Është momenti i fundit që për hatër të pasardhësve të vet presidenti të reflektoj ndryshe, dhe kjo ndryshe është që sa më parë të marr iniciative për stabilizimin politik të vendit i cili pastaj do të prodhonte efekte në të gjitha fushat e jetës shoqërore.

Kjo do të arrihet nëse presidenti në shpejtësi ndikon që të hartohet një ligj zgjedhor i cili në çdo variantë prodhon një shumicë parlamentare të partisë së parë (50+1). Kjo do të minimizonte rolin e Listave Serbska në funksion të aktiviteteve subversive në drejtim të Kosovës, pa cenuar të drejtat e pakicës serbe të garantuar me kushtetutë.

Pasi ky ligj të aprovohet vendi të shkoj ne zgjedhje. Ky veprim Kosovën do ta qetë në ujëra të qeta, do ta stabilizonte politikisht, do të krijonte një shumicë parlamentare e cila detyrimisht do të ishte e përgjegjshme për vendin. Në këto kushte do të kemi edhe një qeveri e cila vendit do t'i ofroj zhvillim ekonomik, siguri, luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Nëse jo realizohet, shumë pak do të ishte e rëndësishme se a dialogojmë me Serbinë apo jo. Kosova do të fitonte krdenciale të cilat asaj do t'i garantonin perspektiven evropjane pa Serbinë, Kosova nuk do të ketë nevojë për njohje nga Serbia. Ajo që do të ketë nevojë ta njoh Kosovën do të jetë Serbia si mbeturina e fundit e ngrehinës së quajtur Jugosllavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat