Brukseli pa përgjigje për planin amerikan rreth Kosovës

Aktuale

Brukseli pa përgjigje për planin amerikan rreth Kosovës

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 16:55
Ilustrim

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së personalisht i raporton vendet anëtare të BE për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë mbi takimet e Këshillit të Ministrave të Bashkimit. Po ashtu, ekipi i saj jep informacionin mbi procesin e dialogut për përfaqësuesit e BE-së dhe brenda grupeve punuese të Këshillit të BE-së.

Kështu ka thënë zëdhënësja Federica Mogherini, Maja Kocijanciq, me rastin e raportimit të mediave se shtetet anëtare të BE-së kërkojnë të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Beograd-Prishtinë, për shkak se janë të pakënaqura me mungesën e informacionit, në mënyrë të veçantë në zhvillimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kocijanciq tha se Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), i kryesuar nga Mogherini, nuk komenton shkrimet e mediave. Ajo nënvizoi se "shërbimi i vullnetit të mirë në dialogun Kosovë-Serbi ofrohet nga përfaqësuesi i lartë i Mogherinit".

Burimet e EEAS nuk deshën të përgjigjen nëse kanë konfirmimin se SHBA ka dërguar një propozim në katër parime kryesore për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme Kosovë-Serbi.

Disa media raportuan se disa anëtare të BE-së janë të pakënaqura për shkak se janë "përjashtuar plotësisht nga dialogu  që është duke hyrë në një fazë vendimtare" dhe se në takimin e liderëve të BE-së në fund të qershorit do të kërkohet që në konkluzionet të merren obligimet se edhe anëtaret e BE-së të jenë të përfshira direkt në dialogu, gjë të cilën thuhet se po e kërkon sidomos Spanja dhe anëtaret e Grupit të Vishegradit.

Burime të BE-së thanë se në samitin e BE-së në qershor do të mbahet diskutim për strategjinë e mëtejshme të Unionit kur bëhet fjalë për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe për shkak të rezistencës së forcave politike dhe publikut në disa vende të Bashkimit, tani ekzistojnë qëndrime të ndryshme për atë nëse në këtë proces të ndërlikuar dhe të gjatë do të nënkuptonte si "anëtarësim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat