VV-ja thërret interpelancë për kryeministrin

Aktuale

VV-ja thërret interpelancë për kryeministrin

Nga: A.M. Më: 6 qershor 2018 Në ora: 18:40
Arbërie Nagavci

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka njoftuar se partia e saj ka thirrur interpelancë për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Për më tepër, ajo ka shkruar në Facebook se “53 milion euro që do të duhej të investoheshin në shkolla e çerdhe, ambulanca e spitale, zhvillim ekonomik e shtim të vendeve të punës, Qeveria e Kosovës i ka ndarë për Konsorcium “Bechtel Enka”, në emër të shpenzimeve shtesë që ky operator ekonomik pretendon se i ka bërë gjatë ndërtimit të autostradës për Shkup”.

Postimi i plotë:

53 milion euro që do të duhej të investoheshin në shkolla e çerdhe, ambulanca e spitale, zhvillim ekonomik e shtim të vendeve të punës, Qeveria e Kosovës i ka ndarë për Konsorcium “Bechtel Enka”, në emër të shpenzimeve shtesë që ky operator ekonomik pretendon se i ka bërë gjatë ndërtimit të autostradës për Shkup.

Qeveria e shumicës së partive dhe e pakicës së numrave mund të akuzoj ish qeverisjen, AAK,PDK bashkë me 22 partit tjera në pushtet dhe LDK mund të fajsojnë e akuzojnë njëra tjetrën, por e vërteta e thjeshtë është se të gjithë herë bashkarisht e herë veç e veç kanë ndërmarrë veprime që dëmtojnë jo vetëm buxhetin e vendit, por edhe të ardhmen tonë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat