Selimi: Kufiri me Serbinë do të jetë pjesë e marrëveshjes nga dialogu

Aktuale

Selimi: Kufiri me Serbinë do të jetë pjesë e marrëveshjes nga dialogu

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 20:06
Petrit Selimi

Ish zëvendësministri i punëve të jashtme, dhe koordinator nacional për sfidat e mijëvjeçarit në Kosovë (MCC), Petrit Selimi beson se fundi i dialogut Kosovë- Serbi do të caktojë edhe kufirin mes dy shteteve.

Selimi ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, duke dhënë lajmin se ky tani ka hyrë në fuqi, dhje duke thënë se Kosova ka caktuar tashmë kufijtë me Maqedoninë, Malin e Zi dhe se nuk ka më  probleme për kufij me Shqipërinë. E me Serbinë ai ka thënë se: “...me siguri demarkacioni me Serbinë do të jetë pjesë e marrëveshjes ligjërisht detyruese mes dy palëve”.

Kjo marrëveshje pritet të arrihet në përfundim të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat