Ish- agjenti i SHIK-ut tregon se cilët persona po i dekoron Thaçi

Aktuale

Ish- agjenti i SHIK-ut tregon se cilët persona po i dekoron Thaçi

Nga: D.RR Më: 6 qershor 2018 Në ora: 21:36
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar shpërndarjen e dekorimeve për personalitetet, të nisur që nga 17 shkurti i këtij viti.

Sot u dekoruan edhe gazetari Baton Haxhiu, Gjergj Dedaj, e disa të tjerë.

Për këto dekorime ka reaguar ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Hashim Thaçi është shumë dinak dhe i mençur për vetën e tij, ndërsa tregon njerëzit të cilët po i dekoron.

“Shumë dinak dhe të mençur për vetën e kem presidentin tonë, i shpall heronj ata që i ka vrarë vet, edhe i dekoron ata që ka dhanë urdhër për t’i vrarë vet dikur, e sot i ka bërë servilë ( lavire) të veta”- ka shkruar Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat