Gjermania, Franca dhe Holanda kërkojnë përfshirjen në dialogun Kosovë – Serbi

Aktuale

Gjermania, Franca dhe Holanda kërkojnë përfshirjen në dialogun Kosovë – Serbi

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 12:36
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Gjermania, Franca dhe Holanda, pas Spanjës, kanë kërkuar që të përfshihen në dialogun Kosovë – Serbi për t’i asistuar Federica Mogherinit.

Siç shkrujanë mediat serbe, këto vende presin që marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit të arrihet gjatë këtij viti dhe përfshirja e tyre lidhet me shtyrjen përpara të këtij procesi.

Ndryshimet në dialog pritet të ndodhin në fazën finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe treshja Gjermani, Francë dhe Holandë, bashkë me Federica Mogherinin kërkojnë që ndërmjetësojnë në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat