‘Ambasadorët e BE nuk përmendën ndryshimin e formatit të dialogut’

Aktuale

‘Ambasadorët e BE nuk përmendën ndryshimin e formatit të dialogut’

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 12:43
Jadranka Joksimoviq

Ministrja për Evrointegrime e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, pas takimit me ambasadorët e shteteve anëtare të BE në Bruksel, tha se askush nuk ka përmendur përfshirjen apo ndryshimin e dialogut Kosovës-Serbi.

Ajo tha se gjatë takimit me ambasadorët paraqiti argumentet e Serbisë rreth rolit në marrëveshjet e Brukselit, mënyrën e arritjes dhe zbatimit të tyre.

"Nuk ka pasur ndërhyrje në lidhje me përfshirjen e drejtpërdrejtë apo ndryshimin e formatit. Procesi në vetvete është i komplikuar dhe ka shumë vështirësi dhe pasiguri, por ka kuptim dhe perceptim se Beogradi është ai që ka detyrimet e veta në mënyrën që ka nënshkruar dhe përmbushur, ndërsa të tjerët nuk janë", tha Joksimoviq.

Ajo theksoi se Serbia tash pret të shohë rezultatet për statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, afati për të cilin kalon pas tre muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat