Kocijançiq: Nuk ka datë për dialogun Kosovë -Serbi

Aktuale

Kocijançiq: Nuk ka datë për dialogun Kosovë -Serbi

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 15:28
Ilustrim

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mohgerini, Maja Kocijanciq ka thënë se ende nuk ka datë për takimin e radhës në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Megjithatë sipas saj kontaktet në mes dy ekipeve të përfshira në dialog janë në lidhje ndërmjet vete.

Kocijançiq kështu ka deklaruar pasi që më herët zyrtarë në Beograd kanë deklaruar se data për vazhdimin e dialogut në Bruksel do të bëhet sot ose nesër, raportojnë mediat serbe.

Kocijançiq ka përsëritur se përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini rregullisht shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat