Maliqi: Për 53 milionët duhet të hetohen të gjithë

Aktuale

Maliqi: Për 53 milionët duhet të hetohen të gjithë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 21:09
Shkëlzen Maliqi

Analisti politik dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi ka reaguar pasi shteti i Kosovës do të paguaj për punën e njëjtë edhe 53 milionë euro shtesë kompanisë Bechtel Enka, për shkak të zvarritjes së pagesave nga ana e qeverisë. Zvarritja e pagesave ka bërë që të zvarriten për 1 vjet edhe punët që do të kryhen në këtë Autostradë.

Maliqi ka thënë se prokuroria duhet të i nis menjëherë hetimet edhe kush është fajtor për mospagesën e borxhit inicial prej 14 milionë euro, dhe të shikojë se si ndodhi që këto vonesa të çojnë atë në 53 milionë euro.

“Per aferen me Bechtel Enka prokuroria duhet me i nis menjehere hetimet kush eshte fajtor edhe per mospagesen e borxhit inicial prej 14 milionesh, dhe sidomos si ndodhi qe penalet e vonesave ta çojne ate ne 53 milion! Te gjithe zyrtaret pergjegjes te drejteperdrejte e deri te ministrat dhe kryeministrat duhet te hetohen, shkarkohen dhe ndjeken edhe penalisht. Ky eshte rast ku pergjegjesit jane konkrete dhe te hetueshme… dhe dihet edhe cilat instanca duhet te veprojne per Zbardhjen e aferes. Boll më me akuza paushale e spekulative… ky eshte nje rast absolutisht i hetueshem ne nivelin e pergjegjesive konkrete edhe te kabinetit Mustafa edhe te Haradinajt. Cka po pret Kryeprokurori?”, shkruan Maliqi në Facebook.

Autostrada Prishtinë – Hani Elezit e njohur ndryshe edhe si autostrada “Arbën Xhaferi” në bazë të kontratës fillestare do duhej të përfundonte më 1 janar të vitit 2018. Kontrata fillestare, në bazë të planit dinamik fillestar, do t’i kushtonte shtetit 608 milionë euro (pas rritjes së TVSH-së nga 16 në 18%).

Kompania “Bechtel & Enka” dhe Ministria e Infrastrukturës në shtator të vitit 2016 ishin pajtuar për kosto shtesë për zgjatje të periudhës së kontratës deri në fund të vitit 2018 për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit në vlerë prej 14.7 milionë eurosh.

Kjo shifër më vonë ishte rritur në 53 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat