Sejdiu: Lekaj të argumentojë para komisionit parlamentar për 53 milionë eurot për Bechtel-Enka

Aktuale

Sejdiu: Lekaj të argumentojë para komisionit parlamentar për 53 milionë eurot për Bechtel-Enka

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 23:33
Dardan Sejdiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka folur për gjobën prej 53 milionë eurosh, që Qeveria e Kosovës po detyrohet t’ia paguajë kompanisë Bechtel-Enka, si pasojë e vonesave që u bënë rreth ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Sejdiu, njëherësh nënkryetar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se nëse ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nuk kërkon hetime se si ka mbërritur vendi deri në këtë situatë, një gjë të tillë do ta bëjë Komisioni.

Ai ka thënë se Lekaj do të raportojë para komisionit, dhe pastaj do të vendoset për hapat e radhës.

Sipas Sejdiut, “nëse në Komision nuk ka argument për këtë shumë, nëse përfundojmë në diskutim partiak, ‘LDK’ja i ka fajet, PDK i ka fajet, s’i ka AAK, unë e kam gjetur kështu...’”, Komisioni do të ndërmarrë hapat e nevojshëm.

“Ministri le të kërkojë hetim. Nëse ministri nuk kërkon, do të kërkoj unë, qoftë hetim parlamentar, qoftë prej Prokurorisë””, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat