Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të realizohen sigurimet sociale me Zvicrën

Aktuale

Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të realizohen sigurimet sociale me Zvicrën

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 11:26
Skender Reçica dhe Jean-Hebert Lebet

Kosova dhe Zvicra kanë nënshrkuar marrëveshje për sigurime sociale. Marrëveshje është nënshkruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hebert Lebet.

Ministri Reçica tha se është një moment me rendësi që ka të bëjë me sigurimet sociale, është një marrëveshje që me padurim e kanë pritur qytetarët e Kosovës.

Ai shtoi se ka qenë një angazhim i i tij personal që prej ditës së parë si ministër në këtë drejtim, dhe qytetarët do ta kenë të drejtën për sigurimet sociale, e cila marrëveshje fillon së implementuari pas ratifikimit në Kuvendin e Kosovës dhe në parlamentin e Zvicrës.

Reçica: Po vjen momenti për qytetarët e Kosovës ta kapitalizojnë djersën e tyre

“Kemi ardhur deri te ky moment i nënshkrimit të marrëveshjes që hap rrugën për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët për një kohë të gjatë kanë derdhur djersë, kanë dhënë kontribut me punën e tyre në shtetin e Zvicrës, dhe po vjen momenti që pas një pauze që nga viti 2010 kur është ndërprerë marrëveshja, e cila ka qenë e lidhur mes Konfederatës së Zvicrës dhe ish-Jugosllavisë. Andaj, po vjen momenti që këta qytetarë tanë djersën e tyre ta kapitalizojnë, duke realizuar të drejtën e tyre në sigurimet sociale. Bëhet fjalë për marrëveshjen për sigurimet sociale, ku qytetarët do të kenë të drejtë për sigurimet sociale, të drejtën për pensione familjare, pensionin invalidor, por edhe pensionin e moshës ta realizojnë nga shtetet përkatëse, në këtë rast qytetarët e Kosovës nga Kosova sikurse edhe qytetarët shtetas të Zvicrës nga shteti I tyre”, ka thënë Reçica.

Ambasadori zviceran Hebert Lebet tha se të dyja palët kanë punuar gjatë për këtë marrëveshje, dhe shtoi se sa i përket autoriteteve zvicerane kjo do të arrihet shpejt.

Lebet: Pagesat e para presim të realizohen në fillim të vitit 2019

“Në kemi përfunduar punën tonë, dhe tani I përket parlamenteve tona që ratifikojnë marrëveshjen. Nga ana e palës zvicerane kjo do të bëhet sa më shpejt që është e mundur dhe pagesa e parë presim të bëhet në periudhën e hershme të vitit 2019”, ka thënë Jean-Hebert Lebet.

Llogaritet se është një numër i madh i qytetarëve të Kosovës, që  presin t’i realizojnë pensionet pas kësaj marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat