Veç t’i numërosh janë shumë e lere më t’ia japësh dikujt. E edhe më vështirë të japësh llogari për to.
Qeveria e Kosovës ia ka dhënë 53 milionë euro kompanisë turko-amerikane Bechtel-Enka, e cila është duke ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.
Kjo në emër të zgjatjes së punimeve shtesë e që sipas Qeverisë aktuale krejt kjo për fajin e Qeverisë Mustafa.
Pal Lekaj doli sot me një konferencë gati një orë për të arsyetuar dhënien e atyre parave.
Por Lekaj gjatë tërë kohës e mbuluan djersët. Nuk bëri punë as faculeta.
E në një moment e ngatërroi fjalimin me shkrim që kishte përpara.
Atij në ndihmë i doli zëvendësi i tij Rexhep Kadriu, duke ia treguar rreshtin e humbur.