Oseku: Pata fatin e zi me u ndalu prej shtetit të Kosovës, për të cilin kam luftu

Aktuale

Oseku: Pata fatin e zi me u ndalu prej shtetit të Kosovës, për të cilin kam luftu

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 22:23
Frashër Oseku

Pas lirimit nga ndalimi policor që pati sot në Kosovë, Frashër Oseku ka vlerësuar se ka pasur fatin e zi mu ndal nga shteti i Kosovës, për të cilin kam luftuar, por ai ka pohuar se edhe brenda në polici ishte më i lirë se policët që e morën në pyetje.

“Nderoj institucionet e simbolet që më nderojnë liritë e të drejtat e mia. Përbuz institucione e simbole që më përbuzin liritë e të drejtat e mia si qytetar”, ka theksuar Oseku.

Frashër Oseku sot është ndaluar nga Policia e Kosovës sapo ka hyrë në territorin e Kosovës.  

Postimi I Osekut në Facebook:

Sot kam pase fatin e zi me u ndalu prej shtetit te Kosoves, per te cilin kam luftu. Une ende mbaj cifla te granates ne krye e ne trup nga dy lufta. Por nuk mbaj asnje grime inat me Kosoven e lire, pse e mbaj ne zemer.

Me vjen keq qe m'i trazun femijet, por ndasht. Se osht mire me msu heret qysh me ndejte me kurriz drejte para pushtetit. Jane femije shqiptare kosovarli, e u duhet.

Flm avokaten ne detyre zyrtare Arbnore Zeqiri, si dhe Avokatin e Populllit, qe u angazhuan per mu. Me vjen keq qe ju shkaktun trazim per mu. Flm edhe njerezve ne VV, qe me ndihmun ndonese nuk jam antar. Ju jeni drita e ketij vendi.

Une jam qytetar i lire. Une edhe mrena ne polici isha ma i lire se policet qe me moren ne pyetje. Nderoj institucionet e simbolet qe me nderojne lirite e te drejtat e mia. Perbuz institucione e simbole qe me perbuzin lirite e te drejtat e mia si qytetar. Kjo eshte esenca e demokracise.

Uroj qe kete ta mesoje ky shtet, per te cilin kam dhane e jap prape.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat