Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se homazhet për legjendën e futbollit Fadil Vokrrin t'i organizojnë në stadiumin e Prishtinës.
Për më tepër, ai ka shkruat në Facebook se në fushën e gjelbër duhet t'i behën nderimet dhe t'i jepet lamtumira këtij vigani të sportit.
Postimi i plotë:
Institucionet e vendit duhet qe homazhet per legjenden e futbollit kosovar Fadil Vokrrin t'i organizojne ne stadiumin e Prishtines.
Ne fushen e gjelber duhet t'i behen nderimet dhe t'i jepet lamtumira ketij vigani te sportit, qe beri histori ne fushe sa ishte i ri dhe ne anetaresimin e Kosoves ne organizmat nderkombetare te futbollit para se te shkonte ne amshim.