“Kadria ia jep fjalën gruas anonime, Ramushi e ngreh zhag nga skena, Hashimi...”

Aktuale

“Kadria ia jep fjalën gruas anonime, Ramushi e ngreh zhag nga skena, Hashimi...”

Nga: P.R Më: 10 qershor 2018 Në ora: 15:24
Ramush Haradinaj duke larguar gruan nga foltorja

Sot në Prizren është mbajtur një akademi solemne për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Por, organizimi i kësaj akademie ka qenë një skandal në vete.

Për këtë ka shkruar edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Ai përmes një postimi në facebook, ka shpalosur detaje nga ajo që ka ndodhur në Prizren.

“SI U SKUQ LIDHJA. Protokolli i Lidhjes së Prizrenit shpërfaqi sesi funksionon kjo qeveri. Hashimi shpallë ditë zie ,Ramushi thirrë orkestrën. Kadria flet e mbyll ceremoninë, e menjëherë Ramushi thot uluni e vazhdon duke ia dhënë fjalën Ilir Metas. Kadria ia jep fjalën gruas anonime, Ramushi e ngreh zhag nga skena. Gani Dreshaj e Arbërie Nagavci ulen në rend të parë , e shefat e grupeve parlamentare në rend të dytë e tretë , e kishte deputetë edhe në rend të 5 e 6. E krejt kjo Jahja Lluka e nja 30 këshilltar e nja 50 bodigarda silleshin si pula pa kry, kinse po mbajmë protokoll. Sot edhe Ymer Prizreni e Abdyl Frashëri u sollën në varr nga turpi i RH apo tyrpi i KV. Një ceremoni këta sdinë ta mbajnë , po si tu besohet me udheheq një shtet?”, ka shkruar Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat