“Dikush të marr përgjegjësi për sjelljen e Haradinajt në Prizren”

Aktuale

“Dikush të marr përgjegjësi për sjelljen e Haradinajt në Prizren”

Nga: H.O. Më: 10 qershor 2018 Në ora: 18:54
Pamje nga ngjarja në Prizren

Ish zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar sjelljen e kryeministrit Ramush Haradinaj gjatë ngjarjes së sotme në Prizren.

Duhanaj ka thënë se sjellja e tij është pasqyrë e nivelit të intelektit të tij.

Image
Leon Duhanaj

“Sjellja e sotshme e Kryeministrit Haradinaj, është pikërisht pasqyrë e nivelit të intelektit të tij. Kryeministri Haradinaj, për mendimin tim, vlerësuan nga karakteri njerëzorë, është Kryeministri me i sinqertë dhe më vullnetmirë që ka pasë Kosova. Por, për fat të keq, jo rrallë herë, me sjelljet e tija, na bën me dije që ka deficit të theksuar të urtisë”, vlerëson Duhanaj.

Sipas tij, për këtë ndodhi dikush duhet të marr përgjegjësi.

“Natyrisht që për ketë ngjarje, duhet të merr dikush përgjegjësi. Ky lëshim nuk guxon t'i ndodhë protokollit dhe për ketë arsye dikush duhet marrë përgjegjësi. Megjithatë, Kryeministri, nuk guxon ta lëshojë vetën në ketë nivel! Duhet të ketë një lloji kontrolli ndaj vetës! Aty kishte plotë njerëz të tjerë me detyra dhe përgjegjësi dhe nuk ishte nevoja të merret Kryeministri me të”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat