A e shkelën Veseli e Haradinaj ditën e zisë që e shpalli presidenti Thaçi?

Aktuale

A e shkelën Veseli e Haradinaj ditën e zisë që e shpalli presidenti Thaçi?

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 19:06
Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dje në shenjë nderimi shtetëror dhe qytetar për Fadil Vokrrin, ditën e sotme e shpalli ditë zie në Kosovë.

Ndërsa sot po në këtë ditë zie u mbajt ceremonia e përvjetorit të 140 Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku morën pjesë kryeministri i vendit, Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe udhëheqës të tjerë.

E sa ka mundur të shkelet kjo ditë zie nga ceremonia e mbajtur, kanë treguar nga presidenca përmes një përgjigje për Insadjerin.

Ata kanë thënë se ceremonia e mbajtur për përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, nuk ka shkelur këtë ditë zie, sepse në konferencat e mbajtura në ditë zie duhet të mbahet një minutë heshtje.

Ata kanë thënë se koncerte publike nuk mbahen në këto ditë.

“Jo nuk e ka shkel, pra me praktikat protokollare është që me mbajt një minutë heshtje në konferenca apo mbledhje, por koncerte publike nuk mbahen, ndërsa këto aktivitete kanë vazhduar”, kanë thënë nga zyra e presidencës.

Për këtë, siç përcakton protokolli, ndërtesat e institucioneve shtetërore obligohen të ulin flamujt shtetërorë në gjysmështizë. Në tubime mund të mbahet një minutë heshtje, kurse ngjarjet e tjera nuk ka nevojë të anulohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat