“Heshtja qytetare duhet të marr fund”

Aktuale

“Heshtja qytetare duhet të marr fund”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 qershor 2018 Në ora: 17:54
”Bechtel-Enka”

Dëmet që po shkaktojnë përfaqësuesit institucional si të emëruara, po ashtu edhe të zgjedhur duhet të përballën me llogaridhënie.

Njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri, ka thënë për “Bota sot”, se buxheti modest i Kosovës nuk përballon pagesën e penalltive drakonike, pasi në vazhdën e këtyre pagesave që është edhe rasti i 53 milionëshit që duhet t’i paguhet ”Bechtel-Enka”.

“Para se të thellohemi në këtë problematikë, ne nuk duhet të harrojmë dëmet e më parshme si rasti i dëshmive, i pasaportave dhe rasti i “Z-Mobil-it” e raste tjera. Prandaj së pari konsiderojë se njëri prej Ministrave, i tanishmi në detyrë dhe ish Ministri që të marrin mbi supet e veta përgjegjësit.  Tendenca që ta përgjithësojnë problemin dhe të bëjnë shtrirje të përgjegjësisë është e pa pranueshme dhe oportune. Edhe njëri dhe tjetri Ministër së bashku me vartësit e vetë dhe me komisionet ndërministrore dhe ndërqeveritare i kushtojnë Kosovës duke ju siguruar kushte të jashtëzakonshme pune e luksi dhe të cilët me kontributin e vete as një minutë nuk ja falin Kosovës si punë vullnetare, prandaj as që mundë të amnistohen nga përgjegjësia”, ka thënë  Haziri.

Ai ka thënë se në lidhje me këtë, organi kompetent duhet menjëherë të futet në zbardhjen e rastit të 53 milionëshit, si erdhi deri tek momenti që Kosova të i humbë këtë sasi drakonike te mjeteve.

Image
Ismet Haziri

“Tash lind pyetja se përse Kosova duhet të vjen në pozicion që të paguaje penallti “Bechtel-Enka”. Mendoje se hetimi duhet të filloje që nga Qeveria ”Mustafa”, ngase ka informacione të letërkëmbimit të përfaqësuesve të “Bechtel-Enka” dhe të Qeverisë në lidhje me problemin e realizimit të kontratës që nga shtatori i vitit 2016”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Haziri.

Sipas tij, ky problem ka qenë i adresuar dhe te zyra e Kryeministrit “Mustafa” me qëllim të zgjatjes së kontratës pasi që Ministria nuk ka arritur ti realizoje pagesat, por gjithsesi sipas informacioneve është biseduar për 15 milion euro, e jo për 53 milion euro”, ka thënë ai.

“ Çështja duhet të zbardhët deri në fund, njeri nga kryesuesit e kupolës se Ministrisë duhet të përgjigjet për parat e tatimpaguesve të Kosovës, me të cilat para do të kishim pasur mundësi me i ngritur 2600 vende pune, të ndërtohen dhjetëra shkolla, të ndërtohen ca spitale, apo të zgjidhet problemi i ujërave të zeza apo të zgjidhet problemi i ujitë të pijshëm që është edhe shëndet i popullit. Demet duhet të llogaritën nga aspekti ekonomik, ku mjetet gjenerojnë. Heshtja është pajtim, prandaj ne nuk pajtohemi me korrupsionin, me pa aftësitë, me shpërdorimin ngase Kosovën po e dështojnë të pa aftit, të pa vullnetshmit dhe materialistët”, ka përfunduar njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat