Njohja reciproke kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Aktuale

Njohja reciproke kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 13:10
Avni Arifi

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të zbatohen, por Serbia nga ana e saj nuk është duke përmbushur obligimet e saja.

Ai ka thënë për televizionin serb se Prishtina asnjëherë nuk ka ndërprerë dialogun.

“Të gjitha marrëveshjet për ne janë të rëndësishme dhe dihet të gjitha të përmbushen menjëherë. Nuk kemi parë se Serbia po e bën këtë. Nuk kemi dashur të shkojmë në ndonjë prezantim për asociacionin e komunave serbe”, tha ai, i pyetur se ku dialogu do të vazhdojë.

Duke folur rreth asociacionit, Arifi tha se publiku serb duhet ta di se marrëveshja tashmë është aktivizuar dhe se grupi teknik duhet të përfundojë statutin dhe kjo është në proces. 

Ai ka shpjeguar se formimi i asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk do të ketë pushtet ekzekutiv.

“Do të ketë kompetenca, të cilat janë të parapara me Kushtetutë, por nuk ka kompetenca ekzekutive. Nuk do të ketë një nivel tjetër të pushtetit ekzekutiv, pasi Kushtetuta nuk e lejon këtë”, tha Arifi.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës si zgjidhje e mundshme dhe shtoi se normalizimi i marrëdhënieve është e mundur vetëm nëse vjen deri te njohja reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat