Rritja e pagave, nuk ndalet Vetëvendosje, ja çfarë do të bëjë pas vendimit të Kushtetueses - Bota Sot
Rritja e pagave, nuk ndalet Vetëvendosje, ja çfarë do të bëjë pas vendimit të Kushtetueses

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Rritja e pagave, nuk ndalet Vetëvendosje, ja çfarë do të bëjë pas vendimit të Kushtetueses

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:37
Konferenca e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje e vlerësoi si "skandal dhe abuzim me paratë e taksapaguesve" vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lejimin e rritjes së pagave për kabinetin qeveritar.

Në një konferencë për media, deputetja e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu, tha se në vend që Gjykata Kushtetuese të ndalonte abuzimin me paranë publike, gjyqtarët, përmes atij vendimi, e mundësuan edhe rritjen e pagës për veten.

Haxhiu tha se VV është duke përgatitur kallëzim penal.

“Vendimi i Haradinajt, përpos që është vepër penale, është edhe kundër-kushtetuese, për shkak se ka ndërhyrë edhe në kompetencën e Kuvendit. Autoriteti që merr vendime është Kuvendi përmes ligjit për paga. Ne kemi nisur të shkruajmë kallëzim penal për kryeministrin dhe ministrat që morën vendimin, përfshirë edhe gjyqtarët”, tha deputetja Haxhiu.

Sipas saj, për shkak se implikimet buxhetore të këtij vendimi nuk janë paraparë në buxhetin e vitit 2018, paratë do të merren nga buxheti për shëndetësi apo edhe për ndërtimin e shkollave apo çerdheve.

Gjykata Kushtetuese mori vendim të hënën që rritja e pagave për kabinetin qeveritar, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas këtij vendimi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test