E pabesueshme: Kjo është pasuria marramendëse e Behgjet Pacollit - Bota Sot
E pabesueshme: Kjo është pasuria marramendëse e Behgjet Pacollit

Aktuale

E pabesueshme: Kjo është pasuria marramendëse e Behgjet Pacollit

Nga: N.H Më: 13 qershor 2018 Në ora: 12:47
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njëherit edhe zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme ka publikuar pasurinë në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Në deklarimin e pasurisë së tij të paluajtshme e përbashkët është 125 milionë euro.

Ndërsa, para të gatshme në bankat e Kosovës në total kapin shumën mbi 6 milionë euro.

Pacolli ka deklaruar se posedon edhe një aeroplan privat, në vlerë 9.9 milionë euro. Ndërkohë, vetëm hotel Ilirinë e ka vlerësuar mbi 42 milionë euro dhe aksionet në hotel Grand, që kapin shifrat 3.6 milionë euro.

Ai ka publikuar edhe të hyrat vjetore, që janë mbi 5 milionë euro.

Ndryshe, mos-deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale, për të cilën sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Për më shumë, ju ftojmë t’i shikoni dokumentet e publikuara nga Agjencioni Kundër Korrupsionit. /BS

Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test