Fondacioni Jahjaga me projekt për rolin e mediave në promovimin e grave në qeverisje

Aktuale

Fondacioni Jahjaga me projekt për rolin e mediave në promovimin e grave në qeverisje

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 16:15
Fondacioni Jahjaga prezentoi projektin : ”Roli i mediave në avancimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje

Fondacioni Jahjaga prezentoi projektin : ”Roli i mediave në avancimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje”, i cili përkrahet nga ATRC dhe USAID.

Ky projekt parasheh realizimin e dy trajnimeve  në fusha si avokimi dhe të folurit publik me gra në pozita udhëheqëse dhe gra nga kuvendet komunale të tri komunave (Prizren, Shtërpcë e Ferizaj), si dhe trajnime me gazetarë për raportimin gjinor në mënyrë që të rritet vetëdija shoqërore për rolin e grave dhe luftohen stereotipet gjinore.

Presidentja Jahjaga, në fjalën e saj hyrëse u fokusua në rolin e gruas në pozita vendimarrëse duke theksuar nevojën që gratë të jenë të përfaqësuara denjësisht në politikë.

Mexhide Mjaku Topalli , kryetare e grupit të grave deputete në Kuvendin e Kosovës vuri në pah arritjen e barazisë gjinore si kruciale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e funksionimit të demokracisë ndërsa  përfaqësueset e zërit të grave lokale, Kristina Gashi Bytyçi, kryesuese e Kuvendit Komunal të Ferizajit dhe Sadije Jakupi - kryesuese e Grupit joformal  l të grave në Prizren prezantuan sfidat që kanë në komunat respektive dhe vullnetin e përditshëm për avancimin e pozitës së gruas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat