Nesër seancë e re e Kuvendit dhe vazhdim i seancave të papërfunduara

Aktuale

Nesër seancë e re e Kuvendit dhe vazhdim i seancave të papërfunduara

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 16:14
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare.

Kjo seancë do të jetë vazhdim i seancave të papërfunduara më 5,6 dhe 8 qershor, ku pas përfundimit, do të fillojë punimet seanca e re.

Në rend dite janë 15 pika ku në mesin e tyre është edhe interpelanca e ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018.

Seanca do të nis në orën 10:00.

Rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Interpelancë me ministren e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,

6.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,

7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,

13. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,

14. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,

15. Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021. /Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat