Policia merr në pyetje deputetin që sulmoi zyrtarin policor

Aktuale

Policia merr në pyetje deputetin që sulmoi zyrtarin policor

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 21:22
Kuvendi i Kosovës

Çdokush që hyn në këtë parking i duhet të kalojë nëpër këto procedura. Por të njëjtën rutinë kontrolli, nuk pranoi ta ndjek deputeti i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli.

Ai shpërfilli urdhrat e policit të Kosovës me c’rast deputeti sulmoi zyrtarin policor.

Më pas i njëjti u largua nga vendi i ngjarjes duke i ikur policisë.

Tek një ditë më vonë, deputeti i u parqit në stacionin policor për ta dhënë versionin e ngjarjes për rrahjen që e kishte mohuar.

Në një përgjigje për Frontal, Policia e Kosovës, ka konfirmuar se Pacolli është intervistuar bashkë me policin dhe më pas i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Në anën tjetër, veprimin e Pacollit e kritikon Sindikata për Mbrojtjen e Policisë.

Sidomos pasi ky incident vie nga ana e një deputetit.

Tasholli thotë se ky nuk është rasti i parë që po sulmohet një polic.

Në anën tjetër deputeti Pacolli ka refuzuar të flas lidhur me incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat